Sot, qyteti Eger i Hungarisë me bustin e Skënderbeut

Po shkruhet historia! Ne nga Zvicra drejt Hungarisë së bashku me z. Rafet Ademi e nga Tirana, emblema e Luginës së Preshevës, njëherit diplomatit në karrierë, Ambasador, Prof.dr. Flamur Gashi, nga Prishtina e Bujanoci, atdhetari e bëmirësi i çmuar, Dr.Dergut Aliu me miq të tjerë si Prof. Abdurrahman Zylfiu, njëherit ish drejtor i Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë, Gëzimi etj nga Lugina e Preshevës, me ftesë të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, preshevarit tonë, Konsull Nderi, z. Avnija Hafuzi, ku do ta shkruaje historinë në shtetin mik të kombit tonë në Hungari.

Sot me datë 04 maj, ngjarje e madhe me rastin e vendosjes të bustit të Heroit tonë Kombëtar Gjergi Kastriot Skënderbeu në sheshin me të njejtin emër në qytetin Eger.

Ceremonia e inaugurimit te bustit.
E shtune 4 maj 2024, ora 13.00
Adresa: HU-3300 Eger, Szkander bég tér (Sheshi „ Skënderbej” ) Hontalan utea
Bashkatdhetarë të dashur!

Jeni te lutur per te marre pjesë masivisht ne këte ngjarje kaq të rëndësishme per kombin tone, me gellim ge të tregojme njekohesisht, edhe patriotizmin tone, edhe mirenjohjen perbashkine e qytetit te Egerit dhe per shtetin hungarez që na dhanë këtë mundesi te shkëlqyer! /D.Hebibi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu