Sot skadon afati për paraqitje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të qytetarëve të cilët cilësohen si kontestues.
Deri dje janë paraqitur gjithsej 6.984 qytetarë ndërsa të dyshuar janë gjithsej 39.502 votues.
Prej tyre, 3.015 janë paraqitur në sektorët dhe zyrat rajonale dhe zyrat shtesë të KSHZ-së, ndërsa 3.969 për paraqitje e kanë shfrytëzuar ueb faqen në faqen e internetit të Komisionit. Paraqitjet elektronike i nënshtrohen kontrolleve shtesë nga ana e Komisionit.
Më shumë paraqitje ka në komunat: Çair-974, Saraj-553, Kumanovë-500, Tetovë-475, Aerdorom-374, Kërçovë-369, Qendra-359 dhe Gostivar-320.
Pas skadimit të afatit për paraqitje të qytetarëve, KSHZ-ja ka në disponim 10 ditë që të bëjë kontroll shtesë ose personalisht të kontaktojë me votues kontestues. Nëse nuk paraqiten në afatin e paraparë votuesit kontestues nuk do të rregjistrohen në Listën zgjedhore, por do të kenë mundësi atë ta bëjnë gjatë kohës së ekspertizës publike të listave para zgjedhjeve parlamentare. /InfoShqip.com/