Sot pritet të emërohet prokurori i ri publik i Republikës s ë Maqedonisë. N ë seancën e 22-t ë, sot do t ë mund të emërohet prokurori me 61 deputet ë, pasi në datën 15 të këtij muaji e përfundoi debatin për propozimin qeveritar Lubomir Joveski të emërohet në këtë funksion, ndërsa n ë k ët ë debat ë nuk morrën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-s ë.
Deri tani këtë funksionin e ushtronte Liljana Spasevska, pasi Marko Zvërlevski u shkarkua më 17 gusht të këtij viti.
Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë.
Në shpalljen që e publikoi Qeveria më 14 shtator, për prokuror publik shtetëror u paraqitën 23 kandidatë. Pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publikë, me kërkesë të Qeverisë, dorëzoi mendim të elaboruar në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur në shpallje që i përmbushin kushtet. Mendimi i Këshillit është obligues për Qeverinë, e cila kandidatët e propozuar i dorëzon në Kuvend.
Joveski 63-vjeçar në punën e tij të deritanishme ka punuar në sferën penale. Më shumë se 15 vite ka punuar si gjykatës nëpër lëndë penale, ndërsa në një mandat e ka udhëhequr Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa ka edhe përvojë pune prej mbi 12 vite si prokuror publik dhe shtatë vite në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale./InfoShqip.com