Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë ka gjasa që të zgjidhet sonte. Kështu janë marrë vesh lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas një takimi të zhvilluar sot në Parlamentin e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve Ina.
Sic merr vesh reporteri i agjencisë së lajmeve INA, nëse nuk krijohet rrethanat për sonte, zgjedhja e kryeparlamentarit do të bëhet nesër në ora 18:00.
Agjencia INA mëson se, pastaj do të fillojnë procedurat për zgjedhjet e kabinetit të ri, ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Ivanovi të shpallë gjendje lufte, me pretendimin se po rrezikohet karakteri unitar i vendit.