Spanjë, arrestohen “skifterat”, shqiptarë të “luksit”

Një bandë hajdutësh e përbërë nga emigrantë shqiptarë e cila operonte në Spanjë, është shkatërruar.

“Skifterë” grabisnin kryesisht të pasurit në Costa del Sol, por edhe turistët britanikë.

Sipas hetimeve, shumë prej turistëve të cilët zgjidhnin Costa del Sol për të kaluar pushimet e tyre, kanë rënë pre e grabitjeve të kryera nga banda e shqiptarëve.

Ata ndiqnin të njëjtën mënyrë grabitje, hynin në shtëpi me forcë në orët e para të mëngjesit kur të gjithë flinin dhe më pas i merrnin paratë kesh, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, dhe më pas largoheshin me makinat e e viktimave të cilat në të shumtën e rasteve ishin të marra me qira.

Viktimë e kësaj bande është edhe një princeshë jordaneze, të cilës i grabitën rreth 45.000 dollarë.

Policia ka bërë me dije se në pranga kanë rënë 5 të dyshuarit, 3 burra dhe 2 gra të moshës nga 21 në 39.

Hetimet kanë filluar pasi policia arrestoi në flagrancë njërin prej të dyshuarve dhe pjesa tjetër e grupit u arrestua gjatë operacionit të koduar “Operacioni Mbretëror”.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar më shumë se 20 makina të vjedhura, të cilat më pas iu kthyen pronarëve.

Kriminelët shqiptarë sipas autoriteteve spanjolle i dërgonin bizhuteritë në vendin e tyre të origjinës.

Sipas policisë Shqitare, të arrestuarit janë me rekorde kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu