Spasov: Do të vazhdojë kujdesi për pensionistët

Sot në Radovish mbahet 21 Republika pensioniste e ndeshjeve sportive ku do të marrin pjesë rreth 500 pensionistë që do të ndeshen në 11 disciplina, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lojërat i ka hapur Zëvendësministri shtesë për Punë dhe Politikë sociale Dime Spasov, i cili njoftoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë kujdesi për pensionistët dhe do të realizohen projekte që do të mundësojnë jetë më të mirë për këtë kategori qytetarësh.

‘Kujdesi për pensionistët patjetër të vazhdojë, kurse projektet që i kemi realizuar në të kaluarën, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen spese këto njerëz marrin pjesë në ndërtimin e shtetit, kanë luftuar për Maqedoni të pavarur dhe ne patjetër si gjeneratë që marrim pjesë në vendimmarrje, të vazhdojmë me kujdesin për pensionistët’, tha ndër të tjera Spasov.

 Kjo ngjarje shënohet në nder të organizimit të 70 vjetorit të pensionistëve në Maqedoni dhe 25 vjetorin e pavarësimit të Republikës së Maqedonisë./infoshqip.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu