Spekulohet në tik tok se Egli në gjendje të rëndë, por cila është e vërteta?

Një video e publikuar në TikTok ka shkaktuar bujë, duke pretenduar se Egli Tako është në një gjendje të rëndë depresive.

Ky postim, i bërë nga një përdorues që paraqitet si gazetar, pretendon se ka marrë informacion nga një mjek të cilin e prezanton si “Zoti Vasko”, por pa zbuluar identitetin e plotë të tij.

Pas një kërkimi të thjeshtë, rezulton se nuk ekziston asnjë psikolog i njohur në Shqipëri me këtë emër, duke ngritur dyshime mbi besueshmërinë e lajmit.

Kjo situatë ka sjellë shqetësim mbi mënyrën se si individë të ndryshëm mund të përhapin informacione të rreme dhe keqinformuar publikun për gjendjen shëndetësore të personazheve publikë, pa asnjë konfirmim apo verifikim të saktë.

Deri më tani, Egli nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi këtë çështje, dhe nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë pretendimet e bëra në videon me informacione te rreme të shpërndarë në TikTok.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu