Spikeren e zë paniku në mes të transmetimit live, ja si tronditet studio gjatë lëkundjeve të tërmetit

Një spikere përjetoi momente paniku gjatë transmetimit live, ndërsa tërmeti 5.9 goditi Turqinë këtë mëngjes. Në video duket studioja që tronditet gjatë lëkundjeve të tërmetit.

“O zot, vazhdon akoma, djema…”, thotë spikerja, ndërsa nuk ka lëvizur nga karrigia.

Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya: bëri një deklaratë pas tërmetit që u ndje edhe në Diyarbakır dhe Elaziğ: Ka një shembje të pjesshme në gjithsej 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ. Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.

Video:

https://streamin.one/v/b35cd57a

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu