Çmimi për kilometër do të rritet për kompanitë private. Martin Stojanovski, këshilltar nga OBRM-PDUKM, pas takimit me transportuesit privatë, tha se janë pajtuar për rritjen e tarifës për kilometër të kaluar.
Tani ata do të paguhen 100 denarë për kilometër, ndonëse më parë merrnin nga 69 denarë. Për nesër është propozuar një seancë e jashtëzakonshme.
“Kolegët nga të gjitha grupet e këshilltarëve duhet ta përkrahin këtë propozim”, tha Stojanovski.
Ai thotë se nuk duhet të rritet çmimi për qytetarët.