Në programin “E Diell” ka qenë i ftuar së fundmi reperi i njohur, Arkimed Lushaj – Stresi. Ai pati një përplasje të ashpër me Xheneta Fetahun, e cila tani është opinioniste në këtë format.
Dhe e gjithë kjo ndodhi për Gjestin, pasi ish-finalistja e pyeti se përse po e mbështet dhe i çon drone vazhdimisht.
Artisti shqiptar tregon arsyet duke thënë se nuk ka nevojë për vëmendje pasi është në skenë që shumë vite.
Mes tjerash, reperi tha se po e bën më shumë edhe për nënën e tij, pasi e mbështet e gjithë familja.
“Në radhë të parë po e bëj edhe nga nëna ime që qan, që thotë shiko se çfarë po i bëjnë djalit. Është dëshira e nënës time. E gjithë familja ime bën tifo”, ka thënë ai.
Stresi më pas ia ktheu Xhenetës duke i kërkuar llogari se përse do që të merret me të, meqë deklaroi se nuk do fliste më.