Një profesor në Universitetin e Prishtinës është denoncuar disa kohë me parë për ngacmim seksual në Këshill të Etikës nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.
Një nga studentet, Anita Mjeku ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku ka folur në lidhje me rastin në fjalë.
Ajo theksoi se profesori i thërriste studentet në zyrë për t’i pyetur, ku dhe më pas i ngacmonte seksualisht.
“Profesori i thërriste në zyrë studentet me i pyet një nga një dhe jua ka mbyllë derën, gjë që është e kundërligjshme pasi dera duhet të qëndroj e hapur. Njërës prej të cilës i ka thënë që ti bëjë masazh dhe i është afruar që ta përqafoj. E ka përqafuar pa dëshirën e saj. Ish-studente kanë nda të njëjtën eksperiencë. Është i njëjti profesor që ka qenë i pezulluar për shkak të ngacmimeve seksuale”-tha ajo.