Studim/ Femrat e bukura ndikojnë keq në shëndetin e meshkujve

Universiteti i Valencias, ka zhvilluar një studim ku rezulton që një femër tërheqëse në vetëm 5 minuta një mashkulli mund t’i rrisë nivelet e kortizolit, hormonit të stresit të trupit.

Hulumtuesit testuan 84 studentë meshkuj duke i kërkuar secilit të ulën në një dhomë për të zgjedhur një mister të Sudoku. Po ashtu në dhomë ishin edhe dy të huaj, një mashkull dhe një femër.

Kur e huaja femra u largua nga salla dhe të dy burrat mbetën të ulur së bashku, nivelet e stresit nuk ishin të rritura. Megjithatë, kur vullnetari mbeti vetëm me femrën, nivelet e kortizolit u rritën.

Hulumtuesit në përfundim:”Ky studim tregoi se nivelet e kortizolit te meshkujt u rritën pasi u paraqitën për pesë minuta kontakt të shkurtër shoqëror me një grua të re, tërheqëse.”

Kortizolit mund të ketë një efekt pozitiv por vetëm në doza të vogla, si në përmirësimin e vigjilencës dhe mirëqenies. Megjithatë, nivelet e ngritura kronike të kortizolit mund të jenë nxitëse për sëmundjet e zemrës, diabetit, hipertensionit dhe impotencës./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu