Studim/ Ja cili është çelësi i një martesë të lumtur

Një studim i fundit i kryer mbi marrëdheniet martesore ka gjetur dhe përkufizuar çelësin e një martese të lumtur.

Sipas këtij studimi të kryer në Gjeorgji, u vu re se marrëdhënien në çift mund ta diktojë mirënjohja midis partnerëve dhe përdorimi i fjalës “faleminderit”.

Sipas studiuesit Ted Futris, “mirënjohja dhe besimi në bashkëshortin/en tuaj vlerëson në mënyrë të drejtpërdrejtë se si ndiheni në martesën që keni dhe sa të angazhuar jeni me të.

Edhe nëse çifti është duke kaluar vështirësi apo vuajtje, mirënjohja mund të ndihmojë në sjelljen e rezultateve pozitive martesore.

Mirënjohja dhe përdorimi i fjalës “faleminderit” mund të forcojë martesën mund të zgjidhë konfliktet e shumë çifteve, shtoi Futris.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu