Njoftohet se si pasojë e sulmit me bombë ndaj një automjeti të ushtrisë në Gadishullin Sina, në verilindje të Egjiptit, kanë humbur jetën 3 ushtarë, ndërsa një tjetër është plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e forcave të sigurisë, mësohet se bomba e vendosur në rrugë nga persona të paidentifikuar, u shpërthye gjatë kalimit të automjetit. Përgjegjësia mbi sulmin ende nuk është marrë nga askush.
Ndërsa si pasojë e mortajës së hedhur në një shtëpi në afërsi të një pike kontrolli mbrëmë në qytetin Shejh Zuvejd, që gjendet në krahinën e Sina-s Veriore, humbën jetën 2 civilë, ndërsa mbeti i plagosur një tjetër.