Dy oficerë të policisë dhe katër civilë janë plagosur mbrëmë gjatë një incidenti me të shtëna me armë në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, incident ky që përfundoi me vrasjen e të dyshuarit.
Rreshteria Sylvia Young nga departamenti vendor i policisë, u qëllua plot tetë herë nga një person i armatosur gjersa qëndronte e ulur në makinën e saj.
“Ai thjesht eci në drejtim të saj.. dhe e qëlloi me armë. Nuk tha gjë,” tha komisionari i policisë Richard Ross.
Ai shtoi se i dyshuari ka shkrepur 15 plumba në drejtim të makinës se polices.