Sulm seksual ndaj dy minoreneve në Manastir dhe Kumanovë

Sulme seksuale ndaj dy personave minorenë janë kryer dje në Manastir dhe Kumanovë. Në njërin rast kryerësi është i panjohur, ndërsa sulmin e dytë e ka kryer babai.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në orën 13:20 në Sektorin e Punëve të Brendshme – Manastir, 37 vjeçarja L.A nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në Manastir ka denoncuar se më 14 nëntor të vitit 2016 në periudhën prej orës 13;00 deri në orën 14:00 një person i panjohur e ka takuar vajzën e saj 10 vjeçare dhe i ka thënë ta dërgojë te nëna e saj. Por, në vend te nëna, kryerësi e ka dërguar në rrugën fqinje dhe ka kryer vepër tjetër dhunim.

Bisedë me fëmijën është bërë në pranin e përfaqësuesit nga Qendra e Punëve Sociale dhe ndërmerren masa për zbulimin e kryerësit dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.

Në rastin e dytë, mbrëmë rreth orës 23 në Sektorin e Punëve të Brendshme – Kumanovë F.D nga Kumanva ka denoncuar se mbesa e saj 12 vjeçare i ka treguar se babai i saj M.D në shtëpinë e tyre familjare, para rreth 10 ditëve me dhunë ka pasur marrëdhënie seksuale me atë.

Vajza, siç theksojnë nga MPB-ja, nga frika nuk ka mundur askujt t’i tregojë e as rastin ta paraqet në polici. Kur ka shkuar F.D mysafir, fëmija i ka besuar, dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur dhe ngjarjen e ka paraqitur në polici.

Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu