Burimet policore kanë njoftuar se sulmi kishte ndodhur në orët e paraditës ,në orën 9 e 20 sipas kohës lokale kur tre sulmues të veshur me burka kishin hyrë në Institutin e Trajnimit të Bujqësisë, pranë universitetit, dhe kishin hapë zjarr ndaj rojeve.
Burimet policore kanë thënë se sulmuesit e maskuar kishin për qëllim të sulmonin hotelin universitar. Bëhet ditur se universiteti ishte mbyllur për shkak të një feste fetare mirëpo rreth 100 studentë thuhet se ishin të pranishëm në hotel. Policia ka njoftuar se sulmuesit , pas një përleshje më policinë , ishin vrarë .Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi taliban i Pakistanit . Kjo nuk është hera e parë që shkollat në Peshavar të sulmohen. Në vitin 2014, persona të armatosur kishin sulmuar një shkollë për fëmijët e oficerëve ushtarakë dhe vranë 150 persona , shumica prej të cilëve ishin studentë.
Talibanët pakistanezë morën përgjegjësinë, duke thënë se kishin shënjestër një shtëpi të sigurtë të agjencisë së inteligjencës ushtarake./InfoShqip.com