Sulmi mbi Izraelin dhe popullin hebre nga militanëtt e Hamasit, një organizatë terroriste, që mbështetet nga Irani, është një alarm për vendet e lira dhe botën demokratike.
Sulmi ndodhi pak ditë pas terrorizimit serb në veri të Kosovës, ku cytja ruse bazuar në interesin gjeostrategjik të panik-përhapjes dhe kaosit, në demokracitë e brishta apo të rrethuara të vendeve pro-perëndimore si Kosova, është e qartë. Ka një rigjallërim si kurrë më parë të Boshtit të së keqes.
Izraeli është demokracia e vetme në rajon, ashtu si Kosova është ndoshta vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht ‘fëmijërisë’ së saj si shtet.NATO dhe Perëndimi duhet të tregohen të qarta me terrorizmin dhe vendet sponsorizuese të tij. ‘Appeasment politics’ nuk ka funksionuar më parë dhe nuk do të funksionojë as tani.
I gjithë ky teatër politik, sidomos i BE, ku agresori tentohet të futet në kafazin e zbutjes, më kujton një thënie të Gustav Floberit: Fol sa të duash për përparimin! Edhe po t’ia heqësh dhëmbët tigrit dhe ta mbash vetëm me qull, prapëseprapë mishngrënës do të mbetet”.
Izraeli nuk është një demokrci pa të meta, por nuk mund të krahasohet kurrsesi me Hamas dhe obskurantistët e ngjashëm të saj, dhe as terroristët ideologjikë apo militarë, shtetërorë ose jo. Simpati për hebrenjtë, këtë popull të shkëlqyer të qëndresës dhe gjenisë njerëzore.