Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, Zelensky: Kushdo që i drejtohet terrorizmit kryen një krim kundër komunitetit botëror

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sot atë që ai e quajti një “sulm terrorist” nga Hamasi që synon Izraelin dhe mbështeti të drejtën e vendit për vetëmbrojtje.

“Kushdo që i drejtohet terrorizmit kryen një krim kundër komunitetit global. Kushdo që financon terrorizmin kryen një krim kundër komunitetit global. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar dhe në solidaritet në mënyrë që terrorizmi të mos tentojë të thyejë ose nënshtrojë jetën askund në asnjë moment” , ka shkruar ai në platformën X.

Zelensky shtoi: ” E drejta e Izraelit për mbrojtje legjitime është e padiskutueshme”.

Më herët, Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu