Sulmi nga Hamasi, Joe Biden: Mbështetja e SHBA-së për sigurinë e Izraelit është e fortë dhe e palëkundur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur të njëjtin qëndrim si liderët e tjerë botërorë, duke dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izralit, ku u shënuan mbi 100 viktima dhe 985 janë plagosur.

Biden gjithashtu, shprehet se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është “e fortë dhe e palëkundur”.

Pasi foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Biden tha se e ka bërë të qartë se SHBA-ja, është e gatshme të ofrojë “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” për vendin e tij.

Ai gjithashtu, paralajmëroi kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon të përfitojë nga sulmi dhe tha se ekipi i tij po ndjek situatën nga afër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu