Sulmohen muslimanët në Londër

Nuk ka qetësi për Londrën. Një tjetër sulm ka tronditur kryeqytetin anglez. Sulmuesi 48-vjeçar tashmë është prangosur nga policia, ndërsa ai në shënjstër kishte besimtarët myslimanë, njofton InfoShqip.

Një person u vra e 10 të tjerë u plagosën, kur furgoni i drejtuar prej tij u përplas mbi njerëzit e mbledhur pranë një xhamie në veri të Londrës. Raportet në media tregojnë se kamioni është ngjitur në trotuar e ka goditur grupin e besimtarëve pak pas mesnatës. Kryeministrja Theresa May sqaroi se policia po e trajton rastin si “sulm të mundshëm terrorist”.

Këshilli i myslimanëve të Britanisë doli me një deklaratë, ku thuhej se furgoni është lëshuar qëllimisht në drejtim të besimtarëve. Besohet se shumë prej viktimave kanë qenë duke u larguar pas lutjeve të mbrëmjes në thyerjen e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Britania është përballur me një seri incidentesh gjatë muajve të fundit, përfshirë sulmin terrorist në Manchester dhe atë në afërsi të “London Bridge”, që lanë pas dhjetëra të vrarë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu