Imazhet mahnitëse kanë zbuluar një superjaht të pabesueshme që mund të mbajë deri në tetë pasagjerë mbi ujë dhe të arrijë një shpejtësi deri në 74 km në orë.
Vecantia e këtij jahti nuk është tek bukuria e tij, por tek sistemi i tij që mund ta ngrejë pjesë varkës deri në 5 metra, duke krijuar idenë e fluturimit.
Ende nuk ka një çmim zyrtar, ka të ngjarë të shkojë në disa miliona dollarë. E ata që do të duan ta bëjnë të tyre këtë jaht luksoz, do të duhet të presin të paktën edhe 12 muaj para se “Enata Marine” të dalë në shitje.