Supremja sot vendos për paraburgimin e Temellkos dhe Taleskit

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme sot diskuton për kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale  për ligjshmërinë e paraburgimit të kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temellko, seancë kjo që do të jetë e mbyllur për publikun.

Temellko është ndër të dyshuarit e parë të PPS-së, i përfshirë në rastin “Titanik”, rast ky që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013, ndërsa Talleski është i dyshuari i parë për rastin Transporter, në të cilin 22 persona ngarkohen për keqpërdorim dhe për malverzim me transportin e nxënësve në Manastir të 360 mijë eurove.

Pas hapjes së hetimit për rastin, Temellko u arrestua, ndërsa Talleskit iu caktua masa e paraburgimit, e cila më pas iu hoq. PPS ka dorëzuar ankesë për vendimin./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu