Anëtari i vetëm i cili nuk u zgjodh për të qenë në komisioni ad-hoc për mbikqyrjen e mediave Sefer Tahiri ka komentuar këtë proces ku ka thënë se zgjedhjen e tij e kanë penguar BDI dhe dhe OBRM-PDUKM.
”Koalicioni qeveritar (jo) ad hoc
Kundër kandidaturës sime për anëtar në komisionin Ad hoc ishin së bashku VMRO- DPMNE dhe BDI, edhe pse kjo e fundit thoshte që nuk përzihet në këtë çështje. Meqë mediat shqiptare janë më profesionale, me moszgjedhjen time u tentua të mbrohet Sitelli i Llatasit, Kanal 5, Alfa dhe megafonat e VMRO-së.
E di gjë, që qytetarët më 11 dhjetor do të dënojnë politikën e diferencimit ideopolitik! Pastaj hidhërohen kur ju themi vasalë të Gruevskit. Vasal e përtej vasalit madje!
Koha e Enver Hoxhës ka vdekur!” ka shkruar në Facebook profesori dhe analisti politik Sefer Tahiri.