Takim Poposki – Shtajnmaer në Berlin

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot në Berlin pati takim me shefin e diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajmaer. Temë qendrore e takimit ishte mbajtja e zgjedhje korrekte dhe të drejta të cilat janë parakusht për vazhdimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Poposki pas takimit deklaroi se raportet dhe rekomandimet pozitive paraprake të cilat vendi i mori nga BE-ja mund të shfrytëzohen vetëm me proces zgjedhor cilësor.

 “Interes më të madh në këtë moment i është kushtuar cilësisë së procesit zgjedhor. Ajo do të jetë parakushti kryesor që të mund të shpresojmë se më tej do të kapitalizohen rekomandimet paraprake për fillimin e procesit të negociatave me Republikën e Maqedonisë dhe për hapjen e një perspektive më të qartë evropiane. Mendoj se çdo njeri i mençur në këtë moment në Maqedoni duhet t’i përkushtohet klimës më të mundshme pozitive dhe sa është e mundur zbatimit më të suksesshëm të procesit zgjedhor më 11 dhjetor”, tha Poposki në deklaratën për MIA-n.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë sot me bashkëbiseduesit e tij e ka vazhduar komunikimin me partnerët ndërkombëtar të Maqedonisë me qëllim të pranisë më të madhe të vëzhguesve të huaj në zgjedhjet të cilat duhet ta konfirmojnë procesin korrekt zgjedhor.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu