Takim i ri i Komisionit për medie për zgjedhjen e anëtarit të pestë

Anëtarët e Komisionit të përkohshëm për ndjekje të prezantimit medial sot në mesditë do të vazhdojnë me takimet qëllimi i të cillit është të arrihet konsenzus për përzgjedhje të anëtarit të pestë të këtij trupi i cili, përmes Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale duhet të sjellë konkluzione për informimin në media.
Komisioni ad-hok u formua në pajtim me marrëveshjen politike të korrikut dhe vendimet e tij duhet të zbatohen nga ana e Agjencisë, e cila në pajtim me ligjin duhet të vëzhgojë njoftimet e stacioneve televizive dhe të radios 100 ditë para zgjedhjeve. Këshilli i Agjencisë vendosi se me këtë rast nuk do të mundet të zbatohet obligimi ligjor që t’i ndjekë informimet e internet portaleve.

Katër anëtarë të Komisionit u propozuan nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, ndërsa i pesti duhet të jetë shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu