Një fotografi e Gazetës Express ku shihen Agim Çeku me ish -Kryeministrin e Kroacisë Zoran Milanovic ka nxitur dhjetëra artikuj në mediat kroate. Ndërkohë, e përjavshmja “Globus” ka njoftuar se Milanovic ka takuar edhe Presidentin Thaçi.
Kabineti i Presidentit Thaçi nuk ka njoftuar në mënyrë të rregullt, për një takim të tillë, por këtë e kanë konfirmuar për gazetën “Globus”, cila ka cituar një zyrtar nga kabineti i Thaçit duke thënë se “nuk është biseduar që Milanovic të jetë këshilltar”.
Në mediat kroate është shkruar se Milanovic ka filluar t’i kontaktojë qeveritë e rajonit për t’i këshilluar për integrimet europiane.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Milanovic është shoqëruar nga ish-Ministri kroat i Mbrojtjes. Globus duke shkruar për mundësinë që ish-Kryeministri i Kroacisë të angazhohet nga Kosova si konsulent, mund të fitojë deri në 6 mijë kuna kroate në ditë.