Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, do të takohen nesër në Davos në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror për të diskutuar mbi propozimet e fundit të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic mbi emrin e ri të Maqedonisë.
Ekspertët e të dy vendeve vlerësojnë se ky është padyshim takimi më i rëndësishëm i nivelit të lartë në mes të dyja vendeve, i cili duhet të vendosë për hapat dhe afatet e mëtejshme për gjetjen e zgjidhjes për emrin./InfoShqip.com