Talat Xhaferi, deputet i BDI-së, në deklaratën e tij për Portalb.mk as nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar informacionin se ai mund të jetë kryeparlamentar i përbërjes së re të Kuvendit, pjesë kjo e Marrëveshjes mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.
“Nuk ka asgjë zyrtare”, ka thënë shkurt për Portalb Xhaferi.
Deri më 29 janar, mandatari Gruevski- lideri i VMRO-DPMNE-së ka afat të formojë Qeverinë e re./Portalb