Tani për tani ka vetëm një mënyrë për të marrë një pasaportë

Qytetarët që kanë lënë termin për fotografim për pasaportë të re sipas procedurës së rregullt do të duhet të presin sepse nuk ka formularë për ta, por ka për ata që janë të gatshëm të paguajnë mbi 6.000 denarë apo 100 euro për të marrë pasaportën me procedurë urgjente.

Pra, nëse dëshironi të largoheni nga Maqedonia e Veriut këtë verë, ka vetëm një mënyrë për të marrë pasaportë, ajo është përmes procedurës emergjente. Nëse arrin të caktosh një takim, atëherë pasi të bësh një foto, do të marrësh pasaportën për shumë pak ditë, dy apo tre ditë.

Nuk ka datë të saktë se kur do të mbërrijnë formularët e rinj dhe nga MPB thonë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme.

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev tha sot se deri në fund të muajit pritet një dërgesë më e madhe, ndërsa në qershor një dërgesë që, siç thotë ai, “do t’i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve”.

Edhe pse janë porositur 400 mijë formularë pasaportash, javën e kaluar kanë mbërritur vetëm 20 mijë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se sipas marrëveshjes, deri më 18 shkurt duhet të mbërrijnë 400 mijë formularë, por kjo është ndryshuar me akt të caktuar. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu