Taravari: 20 pacientë janë në gjendje kritika, disa do dërgohen në Turqi, Bullgari dhe Serbi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë janë në gjendje kritike.

Ka mjaftueshëm gjak në të gjitha spitalet. Ai shpreson që të shpëtojnë të gjithë fëmijët. Në Bullgari, Turqi dhe Serbi do të dërgohen disa nga pacientët. Ndihmë kanë ofruar edhe Shqipëria dhe Holanda. Taravari tha se bëhet fjalë kryesisht për djegie, por ka edhe disa pacientë me fraktura. Në Shtip ndodhen 39 pacientë, disa prej tyre me djegie të shkallës së dytë”, ka deklaruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu