Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se janë vetëm dy opsione për zgjedhjet lokale VLEN të shkojë së bashku në zgjedhje dhe opsioni i dytë, që ASH-ja të shkojë e vetme. Taravari tha se të martën do të merret vendimi në kryesinë qendrore.
“Aleanca për Shqiptarët ditën e martë ka kryesinë qendrore, aty duhet ta sjell vendimin, por për ta ta sqaruar për opinionin kemi dy opsione; një opsion është që së bashku me VLEN-in të dalim në zgjedhjet lokale ose opsioni I dytë është që Aleanca për Shqiptarët të del e vetme në zgjedhje. Mendojmë se edhe vetë me dale, në disa komuna, me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit, mund të bëjmë rezultat të mirë dhe mund të shkojmë në raund të dytë, por edhe të fitojmë”, tha Taravari.