Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari para dista minutave arriti në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.
“Nuk e di, kisha ftesë dhe normalisht që i përgjigjem ftesës së kryeministrit”, tha Taravari.
Taravari më tej tha se me kryeministrin Kurtin do të flas për zgjedhjet e 8 majit.