Taravari: Diktatorin e vogël e fituam me 200 vota epërsi (VIDEO)

Pas përfundimit të numërimit të votave në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari nga “Aleanca për Shqiptarët”, kandidat për kreun e kësaj komune u shpreh optimist se do të fitoj bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ne diktatorin e vogël e fituam me 200 vota epërsi. Pas përdorimit të shantazheve, kërcënimeve, trenit bullgar që e përdorën, parave që ua shpërndanë romëve, arritëm që me 200 vota ta fitojmë kundërkandidatin tonë, dhe shpresojmë në raudnin e dytë që do të mbahet me datë 29 të këtij muaji përfundimisht të dërgojmë në pension” tha mes tjerash Taravari.

Për më shumë ndiqeni të plotë videon e mëposhtme ku Arben Taravari e ka bërë prononcimin e tij./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu