Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Gostivarit Arben Taravari, pasi ka grumbulluar të dhënat zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, është shpreh optimist se në rrethin e dytë do të dalë fitues, njofton medial.mk
“Unë dhe ekipi im që mendojmë se Gostivari është i Pari jemi mirënjohës që patëm përkrahjen e jashtëzakonshme të Shqiptarëve, Turqëve, Maqedonasve dhe Romëve!
Të gjithë këta njerëz nuk votuan nën urdhrat kërcënues të ndonjë partie, ata votuan në emër të dashurisë për Gostivarin!
Këta njerëz të mrekullueshëm treguan se kishim të drejtë, Ata donin Ndryshimin!
12 mijë votat tuaja janë 12 mijë personalitete, 12 mijë histori, 12 mijë firmëtarë që nënshkruan Orën e Re të Gostivarit!
Dua që në emër të ekipit tonë “Gostivari i Pari” që tashmë është me 12 mijë anëtarë, të shprehim përkrahjen e madhe për të gjithë ata që janë detyruar me shantazhe të votojnë kundër vullnetit të tyre!
Tashmë prangat e diktaturës u hoqën, tashmë ju jeni të gjithë të lirë të thoni fjalën tuaj!
Falënderoj Mërgatën e cila dëshmoi dashuri të pakompromistë duke votuar për ekipin Gostivari i Pari!
Falënderoj ata qindra mijëra persona nga që edhe pse pa të drejtë vote u kthyen në përkrahës të ekipit tonë, duke ftuar gjithandej gostivarasit të votojnë për ne!
Dhe në fund falënderoj Zotin që na dha kurajon e Ndryshimit pasi Ai na sheh dhe na di sa ndershëm e nisim këtë betej!
Në raundin e dytë ne shkojmë Fitimtarë”, thuhet në letrën e Arben Taravarit.