Taravari dje përfundoi në spital: Kam pësuar kolaps të papritur, sot jam mirë pranë familjes

Kryetari i ASH dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari dje ka përfunduar në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai këtë e ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka informuar se çfarë i ka ndodhur, përcjell INA.

“Të Respektuar dhe po aq të dashur,
Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak.

Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur.
Kam pësuar kolaps të Papritur dhe jam dërguar urgjent në spital.
Jam ende nën vëzhgim sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.
Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve.
Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju.
Faleminderit nga zemra! Gjithmonë i Juaji!”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu