Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kreut të ZNAM, Maksim Dimitreivski, i cili hodhi akuza ndaj VLEN se po sillen sikur BDI.
Taravari theksoi se për VLEN-in, edhe ZNAM është pjesë e qeverisë, ndërsa thotë se me deklaratat e fundit, Dimitrievski po përpiqet të marrë pikë politike.
“Mënyra e tij është shumë e ulët, ideja e tij është që të poentoj këtë periudhë. Është puna e tij, për mua është pjesë e koalicionit, por mënyra se si sillet është shumë e ulët, jo e mirë edhe për atë sepse vitin e ardhshëm kandidon për Kumanovën dhe do ti duhen vota shqiptare”, theksoi Taravari./INA/