Taravari ndërron mendje, nuk shkarkohen drejtorët ekonomik

Drejtorët ekonomik në  Klinikat e “Nënës Terezë” nuk do të largohen nga puna, por do të jenë shefa të administratës deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari.

Ky qëndrim i i ri i ministrit Taravari vjen pas deklaratës së tij javën e kaluar kur theksoi se do të shuhen postet e drejtorëve ekonomik nëpër klinika.

Sipas tij, ende nuk është saktësuar se ku do të dedikohen paratë që janë për rrogat e drejtorëve ekonomik, edhe pse një nga propozimet e paralajmëruara ishte shpërblimi i 5 – 6 mjekëve më të mirë.

Nëse do të largohen drejtorët ekonomik në spitalin shtetëror “Nëna Tereza”, ku janë 21 të tillë me paga prej rreth 42 mijë denarëve, , atëherë ministria do të kursejë 200 mijë euro në vit. Taravari paralajmëroi edhe heqjen e taksave, që kanë efekt negativ, por edhe ndryshime në projektin “Termini im”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu