Taravari: Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë specializime private

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se nga viti i ardhëm nuk duhet të këtë specializime private pasi siç bëri të ditur, Maqedonia është i vetëm që ka specializim privat, përcjell TV21.

Taravari tha se do të këtë një takim me specializantët dhe do të mundohen të gjejnë një zgjidhje ku të dy palët janë të këmaqur.

“Brenda javës besoj se do të kem një takim me specializantët privat sepse askund në botë nuk ka specializime private. Unë besoj që të merremi vesh, t’i dëgjoj edhe ata se çfarë kërkojnë, tu japim vendime pune dhe prej vitit tjetër mos të këtë specializime private sepse jemi shteti i vetëm me specializime private, më ndërkohë kemi deficit të madh të kuadrit. Mund ta shfrytëzojmë rastin që të dy anët të jenë të kënaqura, edhe mjekët të punësohen dhe të marrin vendim edhe shteti t’i mbulojë disa zbrazëtira që i ka në disa spitale”, tha Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu