Taravari nga Zvicra: Ashtu siç e pensionuam Nevzat Bejtën, vitin tjetër edhe Ali Ahmetin do ta kthejm në stanet e Zajazit

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili ishte njëri ndër panelistët që mori pjesë në Takimin Informativ me diasporen shqiptare në Zvicër, fillimisht falenderoi mërgaten shqiptare për mikëpritjen që ua kishin bërë krerëve të Aleancës për Shqiptarët.

Në fjalimin e tij Taravari falenderoi mërgaten shqiptare për përkrahjen që ia dhan ASH-së, gjat zgjedhje lokale ku ata dolën fitues në tre komuna shqiptare si dhe dolen parti e dytë në bllokun politik shqiptarë, edhe pse partia në pushtet BDI doli fituese por e ndihmuar nga partia maqedonase LSDM, sikur të mos ishte LSDM-ja, BDI-ja do ngelte pa asnjë komunë shqiptare, ata bashkuan forcat kundër ASH-së dhe shfrytëzuan gjitha mjetet shtetëroe mbi qytetarët.

Gjithashtu kreu i Gostivarit informoi mërgatën shqiptare për zgjerimin e ASH-së si dhe mbajten e Kongresit të parë që do të mbahet me 10 mars 2018.

Taravari hodhi kritika të ashpra edhe deri tek kreu i BDI-së, ku i cili politikanët bashkë kombas të vetë i quan “horra” por që një shqiptari nuk i ngjan të na quajnë neve “horra” sepse ne jemi parti e parë në “Pollog” që udhëheqim katër komuna shqiptare, por për fat të keq, ky politikan i cili unë më e shof si pensionist, ashtu si kur që e pensionuam Nevzat Bejtën në Gostivarë, vitin tjetër edhe Ali Ahmetin do ta kthejm në stanet e Zajazit./Fol


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu