Taravari: Numri i pacientëve në gjendje kritike është ulur në 3

Prej 193 të lënduar në tragjedinë e Koçanit aktualisht 100 pacientë janë duke u mjekuar brenda dhe jashtë vendit. Në gjendje më kritike janë tre pacientë, të cilët kanë djegie të shkallës së tretë dhe djegie në rrugët e frymëmarrjes. 80 pacientë janë jashtë vendit dhe 20 të tjerë ndodhen në klinikat e vendit. Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi kthimin e pacientëve të tjerë të cilët janë me lëndime më të lehta gjatë kësaj jave, ndërsa ato që janë në gjendje më të rëndë do të nisin shqyrtimin për kthimin e pacientëve gjatë javës së ardhshme.

“Gjithsej 20 pacientë janë në Shkup, dhe 80 pacientë janë jashtë vendit. Fatmirësisht numri i pacientëve që janë shumë kritik sot është ulur në tre. Sot kthehen dy pacientë prej jashtë edhe atë një pacientë prej Polonie dhe një pacientë prej Belgjike”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu