Taravari: Pa lojë fjalësh gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga këtu Taravari foli edhe për parkingjet në Klinikën Universitare në Shkup.

Shikoni ne mund të bëjmë lojëra fjalësh por një gjë është e sigurt se gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase. Këtu pajtohemi të gjithë. Se para pavarësimit të Maqedonisë gjuhë zyrtare ka qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke, tash është gjuha maqedonase dhe 20% e popullatës që e flasin atë gjuhë. Kështu që ne duhet të punojmë në këtë drejtim, të insistojmë që gjuha shqipe të qëndrojë si fjalë jo si përqindje në Kushtetutën e vendit”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu