Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka folur para mediave para fillimit të Kongresit partiak të thirrur prej tij, që zhvillohet në këto momente në Shkup, përcjell tvklan.
Taravari tha se nga Kongresi do të kërkojë verifikimin e kandidaturës së tij për President shteti, do të diskutojnë në lidhje me marrëveshjen për koalicion me opozitën si dhe do të bëhen ndryshime statutare, që sipas tij, janë keqpërdorur nga grupi tjetër.
Taravari shtoi se dëshiron që për kundërkandidat për president ta ketë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.