Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka bërë të ditur se për pak orë kanë mbledhur 8 mijë nënshkrime.
“Ne filluam para pak orësh me mbledhjen zyrtare të nënshkrimeve dhe kemi arritur në 8 mijë nënshkrime+!
Këto janë nënshkrime lirie, pa asnjë imponim, pa asnjë detyrim por janë Vullneti Juaj i Pastër!
Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër. Ky është një rekord i ri dhe tregues se me VLEN Ndryshimi Ka Filluar!
Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar ai. (INA)