Taravari për vdekjen e foshnjës 14-muajshe: Gabime në mjekësi mund të ndodhin, por masa patjetër të ketë

Gabimet në mjekësi ndodhin dhe secilit mund t’i ndodh, thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Megjithatë shtoi se për vdekjen e foshnjës 14 muajshe, patjetër të merren masa. Derisa drejtori i Spitalit të Fëmijëve ka suspenduar përkohësisht dy mjekë, nga Klinika Kozle thonë se te ata nuk është konstatuar ndonjë gabim dhe se nuk ka asnjë reagim.

“Gabime në shëndetësi ndodhin dhe të gjithëve mund të na ndodhin, por patjetër të merren masa dhe të japim shembuj se si Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet ndërmarrin masa kur bëhen lëshime mjekësore, në këtë rast në komision është konstatuar se ka lëshim mjekësor dhe nga Ministria e Shëndetësisë përsëri kemi dërguar tek Oda e Mjekëve, që departamenti etik të shqyrton rastin dhe të merren masa të caktuara”, tha Arben Taravari.

Taravari distancon ministrinë nga përgjegjësia, thotë se masa duhet të ndërmerr Oda e Mjekëve. Ndërkaq deklarata e fundit nga Oda është se komisioni që ka bërë mbikëqyrje në spitale nuk ua ka dorëzuar të gjitha raportet e nevojshme dhe për këtë arsye nuk kanë kompetenca të veprojnë.

“Le të mbetet përsëri komisioni vendos, ne kemi propozuar që përkohësisht t’u merren licencat e mjekëve, kurse institucionet shëndetësore duhet vetë të vendosin, unë nuk mundem me zor t’i shtyjë. E përshëndes vendimin e drejtorit të Pediatrisë, besoj se edhe drejtoresha në Kozle do të ndërmerr masat e caktuara”, deklaroi Taravari.

Më 5 tetor, në Klinikën e Fëmijëve ndërroi jetë një vajzë 14 muajshe, e cila më herët ishte refuzuar për shtrim në këtë Klinikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu