Taravari pranon se ka ankesa për drejtoreshën e spitalit “Kozle”: Me sa e di unë, shqiptarët nuk kanë ndonjë problem special

I pyetur nga TV21, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pranoi se ka ankesa për drejtoreshën e Spitalit “Kozle”, shkruan TV21. Ministri tha se nuk ka informacione për vendime në baza etnike të drejtoreshës Karolina Simonovska, theksoi se gjatë ditës së djeshme është takuar me drejtoreshën, por që pavarësisht shqetësimeve nga personeli, do të presë “konstatim definitiv” në rast të masave eventuale ndaj Simonovskës.

“Kam biseduar me drejtoreshën. Nuk e di se sa janë të vërteta këto thënie se ka presion. Unë me sa e di, të gjithë shqiptarët atje që punojnë, nuk kanë ndonjë problem special, së paku deri te unë nuk ka ardhur. Nëse drejtoresha sillet keq, atëherë do të ndërmerren masa menjëherë prej Ministrisë. Unë gjithsesi në ditët në vijim do ta vizitojë Spitalin e Kozles, ka pasur edhe grup mjekësh, jo vetëm shqiptarë, edhe maqedonas edhe shqiptarë, kryesisht më shumë maqedonas, që kanë ardhur dhe kanë shprehur një lloj shqetësimi për sjelljen e drejtoreshës, por pa mos ndonjë konstatim definitiv, nuk duhet të merren masa menjëherë”, deklaroi Taravari./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu