Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka shprehur optimizmin e tij që të gjejnë formulën e duhur që si VLEN të shkojnë bashkarisht në zgjedhjet lokale por shprehu skepticizëm për të ardhmen e koalicionit VLEN pas zgjedhjeve.
Në emisionin 360 Shkallë, Taravari tha se beson në një bashkëpunim të opozitës deri në zgjedhjet lokale, por nuk është i sigurt për stabilitetin e VLEN-it në një periudhë më të gjatë.
“Uroj të gjejmë një formulë për të dalë së bashku dhe shpresoj të gjejmë një formulë, të paktën deri në zgjedhjet lokale. Diçka, të paktën intuita ime thotë se qëndrueshmëria e VLEN-it si parti edhe pas zgjedhjeve, mendoj se është pothuajse një mision i pamundur. Ndoshta e kam gabim, do ta tregojë koha,” tha ai.