Taravari shkresë Ministrisë së Financave: Bastoret dhe kazinotë, të paktën 500 metra larg shkollave (FOTO)

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Ministria e Financave që në të ardhmen, të lëshojë leje pune vetëm për bastoret dhe kazinotë që gjenden 500 metra larg institucioneve arsimore, transmeton InfoShqip.

Në shkresë, po ashtu, kërkohet nga ministria përkatëse që të shqyrtojë mundësinë që t’i obligojë pronarët të cilët tashmë posedojnë leje pune për organizim të lojërave të fatit në objekte që gjenden afërsi të shkollave, të bëjnë zhvendosjen e tyre./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu