Taravari: Shumica e kompanive investojnë nëpër xhami, shumë më shumë sevape do të keni nëse investohet në shkolla e spitale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka përgëzuar kompaninë “Ecolog” për investimin e bërë në rinovimin e repartit intern në Spitalin Klinik të Tetovës, përcjell TV21.

Taravari u bëri apel kompanive që sa më shumë të investojnë në shkolla dhe në spitale.

“Shumica e njerëzve tanë dhe kompanive, sidomos në Maqedoninë Perëndimore, investojnë nëpër xhami, që është shumë mirë, por dua t’iu përkujtoj që me siguri shumë më shumë sevape do të merrni nëse investohet nëpër shkolla dhe nëpër spitale spese i përmirësojmë kushtet në vende në të cilat mësojnë fëmijët tanë ose marrim shërbime shëndetësore ne”, deklaroi mes tjerash Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu