Arben Taravari nga LR-PDSH tha se sovrani është suprem dhe ai vendos.
“Votat me numër më të madh i fitoi BDI-ja dhe i respektoj 86 mijë votat që i ka marrë, i respektoj edhe votat e PDSH-së e Besës. Misioni nuk është vetëm të fitojmë zgjedhje, por të vendosim standarde të reja dhe asnjë fushatë nuk ka qenë më e qetë se kjo. Ideja është se pse nuk u bë bashkimi opozitar…”, ka thënë Taravari në emisionin Click plus në TV21.
Taravari gjithashtu tha se LSDM e pranon Prokurorinë Speciale, andaj do të kishte koalicionuar me ta.